Flash

Pas një viti larg rrjeteve sociale, Lil Nas X rrëfen betejën me shëndetin mendor

Lapsi.al 17 June 2026

Pas gati një viti larg rrjeteve sociale, reperi dhe këngëtari i njohur Lil Nas X është rikthyer me një rrëfim të sinqertë për betejën e tij me shëndetin mendor.

Në një video të publikuar në Instagram më 17 qershor, artisti 27-vjeçar zbuloi se është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe se muajt e fundit i ka kaluar në rehabilitim, duke u fokusuar te rikuperimi dhe mirëqenia e tij.

“Kam qenë në rehabilitim për disa muaj. Që atëherë jam kthyer në shtëpi, mes Atlantës me familjen time dhe Los Angeles me miqtë, duke u përpjekur të rikthehem me këmbë në tokë dhe të dal nga mendimet e mia,” tha ai.

Lil Nas X tregoi se tashmë ndjek terapi me një psikoterapist dhe një psikiatër, duke pranuar se e kishte kuptuar prej vitesh se diçka nuk shkonte, por kishte frikë ta pranonte diagnozën.

“E dija prej disa vitesh, por nuk doja ta pranoja sepse nuk doja të merrja ilaçe dhe nuk doja që njerëzit të më shihnin ndryshe. Zezak, homoseksual dhe bipolar… është sikur ta jetosh jetën në nivelin më të vështirë,” u shpreh ai me humor.

Megjithatë, artisti tha se sot ndihet shumë më mirë dhe se trajtimi ka dhënë rezultate pozitive.

“Po ndihem më mirë, po krijoj muzikë lirshëm dhe kam më pak frikë në zemër. Thjesht po shijoj jetën. Jam shumë i emocionuar për këtë kapitull të ri dhe mezi pres ta ndaj me ju,” tha ai, duke konfirmuar se ka muzikë të re në rrugë.

Lil Nas X falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke shtuar se dëshiron të vazhdojë t’i bëjë krenarë si ata, ashtu edhe veten.

Kujtojmë se vështirësitë e artistit me shëndetin mendor u bënë publike në vitin 2025, pas arrestimit të tij dhe më pas hyrjes në një program rehabilitimi.

Në muajin prill, një gjykatë vendosi ta përfshinte në një program të posaçëm për trajtimin e shëndetit mendor, ndërsa avokatja e tij deklaroi se trajtimi ka qenë “jashtëzakonisht i suksesshëm”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI