Flash

Mes aludimeve për ndarje, Justin Timberlake dhe Jessica Biel shfaqen së bashku

Lapsi.al 17 June 2026

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë pas gati dy vitesh, duke dhënë përshtypjen e një çifti të bashkuar, pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme për probleme në martesën e tyre.

Sipas Page Six, çifti u fotografua duke ecur dorë për dore në rrugët e New York-ut, të veshur me kombinime të zeza dhe me syze dielli, duke mbajtur një profil të ulët. Në një moment, ata ndaluan edhe për të bërë fotografi me fansat.

Më vonë gjatë ditës, Timberlake dhe Biel u panë sërish në një dalje tjetër, këtë herë me një paraqitje më elegante. 

Dalja e tyre vjen pas muajsh spekulimesh për krizë në marrëdhënie, të cilat u shtuan pas arrestimit të Timberlake për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në qershor të vitit 2024. Ai pranoi fajësinë në shtator të po atij viti dhe kërkoi falje publikisht si pjesë e marrëveshjes me drejtësinë.

Në muajin prill, media të huaja raportuan se Biel i kishte vendosur një ultimatum bashkëshortit të saj për shkak të sjelljes së tij dhe konsumit të alkoolit. Megjithatë, burime pranë çiftit kanë deklaruar se, edhe pse periudha e fundit ka qenë e vështirë, ata po punojnë për ta kaluar së bashku.

“Kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre si çdo çift, por nuk është një situatë që po i çon drejt ndarjes”, ka thënë një burim për Page Six.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë bashkë që nga viti 2007. Ata u fejuan në vitin 2011 dhe u martuan në Itali në tetor të vitit 2012. Çifti kanë dy djem, Silas dhe Phineas.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI