Flash

“Ishte koha të kuptoja veten”, JLo flet për jetën pas divorcit

Lapsi.al 16 June 2026

Jennifer Lopez ka folur hapur për periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit nga Ben Affleck, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm reflektimi dhe transformimi personal.

Gjatë një interviste në podcastin SmartLess, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare rrëfeu se jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht gjatë dy viteve të fundit.

“Gjithçka në jetën time ka ndryshuar. Dy vitet e fundit kanë qenë një proces shërimi dhe më kanë ndihmuar të njoh veten më mirë. Personi që jam sot është krejt ndryshe nga ai që isha vetëm dy vite më parë,” tha Lopez.

Ajo shtoi se kjo periudhë ka qenë edhe më emocionale, pasi binjakët e saj, Emme dhe Max, së shpejti do të nisin studimet në universitet.

Pa hyrë në detaje për ndarjen nga Affleck, Lopez pranoi se pas divorcit vendosi të anulonte turneun e saj muzikor për t’i kushtuar kohë vetes.

“Pas divorcit tim të fundit u ula dhe i thashë vetes: ‘Duhet ta kuptosh çfarë po ndodh me ty. Harroji të gjithë të tjerët. Në njëfarë mënyre, duhet të shohësh edhe përgjegjësinë tënde’,” u shpreh ajo.

Lopez theksoi se nuk e konsideron veten si shkaktaren e vetme të ndarjes, por beson se ishte e rëndësishme të analizonte zgjedhjet dhe sjelljet e saj.

“Jo se të tjerët nuk gabojnë, por pyeta veten: ‘Çfarë po bën ti? Çfarë duhet të ndryshosh?’ Ai ishte momenti që ndryshoi gjithçka për mua,” tha artistja.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthyen romancën e tyre në vitin 2021 dhe u martuan në vitin 2022. Në gusht të vitit 2024, Lopez paraqiti kërkesën për divorc, ndërsa ndarja u finalizua në janar 2025. Pavarësisht kësaj, të dy duket se kanë ruajtur marrëdhënie miqësore edhe pas përfundimit të martesës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI