Flash

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikthehen në tapetin e kuq pas dy vitesh

Lapsi.al 15 June 2026

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker bënë një paraqitje të rrallë së bashku në tapetin e kuq, teksa morën pjesë në premierën e dokumentarit “Travis Barker: Louder Than Fear”, në kuadër të Festivalit të Filmit Tribeca në New York.

Çifti u shfaq elegant me veshje tërësisht në ngjyrë të zezë. Në premierë ishte i pranishëm edhe djali 22-vjeçar i Barker, Landon.

Dokumentari “Travis Barker: Louder Than Fear” do të nisë transmetimin në Hulu më 13 gusht dhe rrëfen jetën personale dhe profesionale të bateristit të Blink-182.

Kjo ishte paraqitja e parë e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në tapetin e kuq pas më shumë se dy vitesh. Edhe pse daljet publike janë të rralla, çifti vazhdon të ndajë momente romantike me ndjekësit në rrjetet sociale.

Kourtney dhe Travis u martuan në vitin 2022 dhe janë prindër të djalit të tyre 2-vjeçar, Rocky.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI