Flash

David Beckham nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

Lapsi.al 12 June 2026

David Beckham, është nderuar me yll në Hollywood Walk of Fame, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Ceremonia u zhvillua të premten në Los Angeles, ku Beckham u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, si dhe fëmijët Romeo, Cruz dhe Harper. Në mesin e të ftuarve ishin edhe aktori Tom Cruise, James Corden, Eva Longoria dhe ish-futbollisti amerikan Landon Donovan.

Gjatë fjalës së saj, Victoria Beckham foli me emocion për bashkëshortin e saj, duke vlerësuar përkushtimin, besnikërinë dhe punën e palodhur që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës.

“Ai gjithmonë ka besuar se me punë të madhe dhe ëndrra të mëdha, gjithçka është e mundur,” tha ajo.

Nga ana e tij, Beckham u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim.

Kam qenë gjithmonë një ëndërrimtar, por nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që një nder i tillë do t’i jepej një futbollisti anglez me origjinë nga një familje e thjeshtë punëtore,” tha ai.

Ish-kapiteni i Anglisë falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij profesional, duke rezervuar fjalët më të ndjera për bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

“Victoria, gruaja ime e mrekullueshme prej gati 30 vitesh, pa të cilën asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur. Dhe fëmijët e mi të mrekullueshëm, që janë arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes,” tha Beckham.

Në fund të fjalimit, ai nuk i fshehu emocionet.

“Shpresoj që një ditë fëmijët e mi t’i sjellin nipërit dhe mbesat këtu dhe t’u tregojnë historinë e një djali që guxoi të ëndërronte,” u shpreh ai.

Megjithatë, në ceremoni mungoi djali i madh i çiftit, Brooklyn Beckham, në mes të raportimeve për tensione të vazhdueshme brenda familjes.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI