Flash

Ethan Slater shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Ariana Grande

Lapsi.al 12 June 2026

Aktori Ethan Slater është shfaqur për herë të parë në publik pas lajmeve për ndarjen e tij nga këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande.

Ethan mori pjesë i vetëm në tapetin e kuq të shfaqjes “Romeo & Juliet” në kuadër të eventit Shakespeare in the Park, që u mbajt në teatrin Delacorte në Central Park të New York-ut. Slater u shfaq i buzëqeshur dhe i qetë, i veshur me pantallona të zeza, një bluzë të bardhë dhe atlete në të njëjtën ngjyrë.

Dalja e tij publike vjen vetëm pak ditë pasi mediat amerikane konfirmuan se ai dhe Ariana Grande i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë.

Sipas një burimi pranë ish-çiftit, ndarja ka ndodhur në mënyrë miqësore.

“Ariana dhe Ethan u ndanë disa muaj më parë, por kanë mbetur miq dhe vazhdojnë të kenë respekt e admirim për njëri-tjetrin. Nuk ishte një vendim i lehtë, por e kuptuan se funksiononin më mirë si miq sesa në një lidhje romantike,” tha burimi.

Ndërkohë, Ariana Grande thuhet se është e fokusuar te projektet e saj të ardhshme, përfshirë turneun “Eternal Sunshine” dhe publikimin e albumit të ri “Petal”.

Mungesa e Slater në aktivitetet e fundit të Grandes kishte nxitur prej kohësh spekulime për një krizë në marrëdhënien e tyre. Gjithashtu, dyshja nuk u shfaq së bashku gjatë promovimit të filmit “Wicked: For Good”, ndërsa aktori shmangu pyetjet për jetën e tij private në intervistat e fundit.

Edhe pse nuk janë parë së bashku prej muajsh, Slater së fundmi tregoi se raportet mes tyre mbeten të mira, duke pëlqyer në rrjetet sociale disa fotografi nga performancat e Grandes.

Ariana Grande dhe Ethan Slater u njohën në vitin 2022 gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”. Në atë kohë, të dy ishin të martuar me partnerët e tyre përkatës.

Në vitin 2023, Grande u nda nga bashkëshorti i saj Dalton Gomez, ndërsa Slater nisi procedurat e divorcit nga Lilly Jay, me të cilën ka një djalë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI