Flash

Zbulohet kushti i pazakontë i Taylor Swift për të ftuarit në dasmë

Lapsi.al 14 June 2026

Dasma e shumëpritur e Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të zhvillohet nën masa të rrepta privatësie.

Sipas raportimeve të TMZ, të ftuarit nuk do të marrin asnjë detaj për ceremoninë pa nënshkruar fillimisht një marrëveshje konfidencialiteti (NDA).

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se, pasi një i ftuar konfirmon pjesëmarrjen, i dërgohet një lidhje për të nënshkruar dokumentin dhe vetëm më pas merr informacionin për vendin dhe organizimin e dasmës.

Marrëveshja ndalon çdo të ftuar të ndajë detaje lidhur me ceremoninë, ndërsa shkelja e saj mund të sjellë pasoja ligjore, megjithëse këto nuk janë bërë publike.

Në listën e të ftuarve thuhet se përfshihen emra të njohur si Karlie Kloss, Zoë Kravitz, Ed Sheeran, Suki Waterhouse, motrat Haim, Gigi Hadid dhe Selena Gomez.

Ndërkohë, sipas Page Six, aktori Miles Teller dhe bashkëshortja e tij Keleigh Sperry nuk janë ftuar pas një ftohjeje të marrëdhënieve me çiftin.

Mediat amerikane raportojnë se Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të martohen gjatë fundjavës së 3 Korrikut në New York, me Madison Square Garden që përmendet si një nga vendet e mundshme të ceremonisë.

Burimet thonë se privatësia është prioriteti kryesor i çiftit dhe se të ftuarit mund të transportohen drejt vendit të dasmës me autobusë me xhama të errët për të shmangur vëmendjen e publikut.

Megjithatë, deri më tani, as Taylor Swift dhe as Travis Kelce nuk kanë konfirmuar zyrtarisht datën, vendin apo detajet e dasmës. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI