Flash

Ariana Grande përlotet në skenë pas ndarjes nga Ethan Slater

Lapsi.al 15 June 2026

Ariana Grande është përlotur gjatë koncertit të saj në Los Angeles, duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre në një periudhë të ndjeshme pas ndarjes nga partneri i saj Ethan Slater.

Gjatë ndalesës së turneut “Eternal Sunshine” në Crypto.com Arena, këngëtarja u shpreh e emocionuar para publikut, duke thënë se ndjehej e mbingarkuar në mënyrën më të bukur nga dashuria e fansave. Ajo shtoi se mbështetja e tyre ka qenë shumë e rëndësishme gjatë gjithë karrierës së saj.

“Është hera e parë pas shtatë vitesh që jam në turne para jush,” tha Grande, duke shtuar se nuk kishte përjetuar kurrë një audiencë të tillë.

Artistja, 32 vjeç, u pa dukshëm e prekur emocionalisht, ndërsa falënderoi publikun për praninë dhe mbështetjen “gjatë të gjitha kapitujve të jetës së saj”.

Sipas raportimeve, ndarja e saj me Slater ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa të dy kanë mbetur miq. Dyshja u njoh gjatë xhirimeve të filmit “Wicked” në vitin 2022.

Ndërkohë, Grande po vazhdon turneun e saj si dhe po përgatit publikimin e albumit të ri, i cili pritet të dalë më 31 korrik.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI