Flash

“Waka Waka” ndryshoi jetën time”, rrëfehet Shakira

Lapsi.al 15 June 2026

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka rrëfyer se futbolli ka luajtur një rol vendimtar në jetën dhe karrierën e saj, duke e cilësuar lidhjen me këtë sport si diçka të pandashme.

Në një intervistë të fundit, artistja 49-vjeçare tha se gjithçka nisi në vitin 2006, kur performoi hitin “Hips Don’t Lie” së bashku me Wyclef Jean në Kupën e Botës. Katër vite më vonë, ajo u rikthye në skenën e eventit më të madh të futbollit me këngën ikonike “Waka Waka (This Time for Africa)”, e cila u bë himni i Kampionatit Botëror 2010.

“Është e pabesueshme që kam këtë lidhje me futbollin, e cila duket e pathyeshme,” u shpreh Shakira.

Sipas saj, performanca e “Waka Waka” ndryshoi rrjedhën e jetës së saj. Pikërisht gjatë Botërorit të vitit 2010 ajo njohu ish-partnerin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Piqué.

“Historia ime me futbollin fillon në vitin 2006 dhe vazhdon në vitin 2010, kur takova babanë e fëmijëve të mi, i cili po luante në atë Botëror,” tha këngëtarja.

Nga lidhja e saj me Piqué-n lindën dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha. Shakira madje zbuloi se ka një nofkë të veçantë për ta.

“Kjo është arsyeja pse unë i quaj fëmijët e mi ‘fëmijët Waka’. Mendoj se ata erdhën në jetë falë asaj kënge,” tha ajo me humor.

Artistja shtoi se kënga “Waka Waka” e çoi në Kupën e Botës dhe Kupa e Botës pati një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e saj.

“Ata janë gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë,” shtoi Shakira duke iu referuar dy djemve të saj.

Lidhja e saj me Botërorin vazhdoi edhe në vitin 2014, kur ajo performoi këngën “La La La (Brazil 2014)”. Në atë kohë, këngëtarja ishte shtatzënë me djalin e saj më të vogël, Sasha.

“Fansat e kuptuan menjëherë se isha shtatzënë. Unë isha vetëm një ose dy muajshe, por ata më njohin shumë mirë,” kujtoi ajo.

Shakira do të jetë sërish pjesë e historisë së Kupës së Botës, pasi është konfirmuar si një nga emrat kryesorë të spektaklit të parë të pushimit mes pjesëve në finalen e Botërorit 2026.

Ajo do të ngjitet në skenë së bashku me Madonna dhe grupin BTS më 18 korrik në stadiumin MetLife në New Jersey.

E pyetur se çfarë e shtyn të rikthehet vazhdimisht në eventet e Kupës së Botës, Shakira dha një përgjigje të shkurtër: “Fati.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI