Flash

Ndahet nga jeta aktorja Daveigh Chase

Lapsi.al 17 June 2026

Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në filmin horror “The Ring” dhe si zëri i Lilo-s në filmin e animuar “Lilo & Stitch”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

Sipas partnerit të saj, Roy Hernandez, Chase u nda nga jeta të martën si pasojë e meningjitit dhe një infeksioni të rëndë në gjak, që shkaktoi komplikacione septike dhe dështim të organeve. Lajmi u raportua fillimisht nga TMZ. Më herët gjatë këtij muaji, aktorja ishte shtruar në një spital në Los Angeles për shkak të kequshqyerjes. 

Daveigh Chase u bë e famshme në vitin 2002, kur i dha zërin personazhit të Lilo-s në filmin e Disney-t “Lilo & Stitch”, rol që e ripërsëriti edhe në serialin televiziv të franshizës. Po atë vit, ajo interpretoi Samara Morgan në “The Ring”, rol për të cilin fitoi çmimin MTV Movie Award si “Villania më e mirë”.

Karriera e saj përfshin edhe role në filma dhe seriale të njohura si “Spirited Away”, ku zëri i saj u dëgjua në versionin anglisht të Chihiro Ogino, “Donnie Darko”, “Big Love”, “ER”, “Sabrina the Teenage Witch”, “Beethoven’s 5th” dhe “Mercy”.

Pak para ndarjes së saj nga jeta, partneri Roy Hernandez kishte hapur një fushatë në GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e kujdesit të saj. Në përshkrimin e saj ai tregonte se Chase kishte kaluar një fëmijëri të vështirë, ishte larguar nga familja dhe kishte përjetuar bullizëm e periudha të vështira në jetën personale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI