Flash

“Ishim të shkatërruar” – Kourtney Kardashian flet për humbjen e shtatzënisë

Lapsi.al 18 June 2026

Kourtney Kardashian ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, duke zbuluar se pësoi një abort spontan vetëm pak muaj pasi nisi lidhjen me bashkëshortin e saj, Travis Barker.”

Në një dokumentar të ri të Barker, “Travis Barker: Louder Than Fear”, Kardashian tregon se në vitin 2021 kishte mbetur shtatzënë me një vajzë, të cilës çifti madje i kishte zgjedhur edhe emrin “Tulip”.

Megjithatë, gjatë kontrollit të tretë mujor të shtatzënisë, mjekët zbuluan se foshnja nuk kishte rrahje zemre.

“Kur humbëm beben, ishim të shkatërruar. Qamë për ditë të tëra,” u shpreh ajo.

Pavarësisht dhimbjes, çifti arriti çifti arriti të ringrihej emocionalisht dhe më vonë u bë prind i një djali, Rocky Thirteen Barker, i lindur në nëntor të vitit 2023.

Kardashian gjithashtu ka folur më parë për sfidat e saj me fertilitetin dhe trajtimet IVF, duke treguar se kishte kaluar disa tentativa të dështuara para se të ndalonte procesin.

Ajo tha se, pasi ndaloi trajtimet, mbeti shtatzënë natyrshëm, duke e quajtur këtë një “mrekulli” dhe një moment që ndodhi kur ajo dhe Barker kishin hequr dorë nga presioni për të provuar.

Çifti, i martuar që nga viti 2022, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tyre familjare dhe rrëfimet e hapura mbi sfidat personale.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI