Flash

James Franco befason me rikthimin në TikTok: “Po ndodhin gjëra serioze”

Lapsi.al 19 June 2026

Pas vitesh larg vëmendjes së publikut, James Franco është rikthyer në rrjetet sociale me një seri videosh misterioze në TikTok, duke ngjallur konfuzion dhe shqetësim mes fansave.

Aktori, i cili u tërhoq nga Hollywood pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale në vitin 2018, ka publikuar disa video ku shfaqet duke ecur nëpër dhomë dhe duke folur për “gjëra serioze” që, sipas tij, po ndodhin.

“Përshëndetje, jam James Franco. Jam vërtet unë, jo inteligjencë artificiale. Nuk po promovoj asgjë. Po krijoj këtë llogari sepse po ndodhin disa gjëra shumë serioze,” dëgjohet të thotë ai në një nga videot.

Për të bindur ndjekësit se videot janë autentike, Franco shkruan emrin e llogarisë së tij, @jamesfranco2319, në një copë letër dhe shton: “Nuk mund të them shumë tani. Thjesht më ndiqni dhe do t’ju tregoj disa gjëra të çmendura.”

Videot janë bërë menjëherë virale, ndërsa shumë përdorues kanë vënë në dyshim nëse ato janë të vërteta apo të krijuara me inteligjencë artificiale.

James Franco u largua nga industria e filmit pas akuzave të vitit 2018, të cilat ndikuan edhe në fundin e miqësisë së tij shumëvjeçare me aktorin Seth Rogen.

 Së fundmi, edhe Rogen pranoi se ndërprerja e marrëdhënies me Franco mbetet një çështje shumë personale për të.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI