Flash

Jon Bon Jovi flet pas ndërhyrjes në kordat vokale

Lapsi.al 18 June 2026

Këngëtari i njohur amerikan Jon Bon Jovi ka bërë të ditur se është “plotësisht i rikuperuar”, katër vite pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar një dëmtim në kordat vokale.

Artisti i hitit “Livin’ on a Prayer”, 64 vjeç, kishte paralajmëruar më herët se mund të tërhiqej nga muzika nëse zëri i tij nuk do të rikuperohej siç duhet pas dëmtimit.

Bon Jovi ka treguar se gjatë kësaj periudhe të gjatë ka kaluar nëpër terapi intensive vokale dhe ushtrime të përditshme për të rikthyer funksionin e zërit. Ai theksoi se procesi ka zgjatur më shumë se sa kishte menduar, por ishte i domosdoshëm për një rikuperim të plotë.

“Ka zgjatur më shumë se sa prisja, por duhej bërë siç duhet. Nuk e humbëm kurrë besimin,” është shprehur ai.

Këngëtari ka sqaruar gjithashtu se problemi nisi kur një nga kordat vokale filloi të atrofizohej, gjë që e bëri të vështirë performancën në skenë, pavarësisht se ai nuk kishte abuzuar me zërin apo shëndetin vokal.

Ai ka vlerësuar edhe bashkëpunëtorët e tij në grupin Bon Jovi, duke theksuar se ata e kanë mbështetur pa hezitim gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.

Më herët, Bon Jovi kishte deklaruar se nëse nuk do të rikthente aftësinë e plotë vokale, do të tërhiqej nga muzika, duke theksuar se koncertet e gjata dhe turnetë intensive kërkojnë një gjendje të shkëlqyer fizike dhe vokale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI