Flash

Madonna zbulon arsyen pse u pezullua filmi biografik për jetën e saj

Lapsi.al 22 June 2026

Madonna ka folur për herë të parë rreth dështimit të projektit të shumëpritur për filmin biografik mbi jetën e saj, duke fajësuar mosmarrëveshjet me Universal Studios për buxhetin e prodhimit.

Në një intervistë për revistën Interview, artistja zbuloi se kishte punuar për dy vite me radhë në skenarin e filmit dhe kishte kaluar një periudhë të gjatë në bashkëpunim me studion për përgatitjet, përfshirë kastin dhe planifikimin financiar.

“Isha duke bërë një film për jetën time. Punova dy vite mbi skenarin dhe kalova dy vite me Universal Studios duke punuar për buxhetin dhe përzgjedhjen e aktorëve,” tha Madonna.

Sipas saj, projekti hasi në pengesa për shkak të kostos së lartë që kërkonte realizimi i historisë së saj.

“Kam pasur një jetë të jashtëzakonshme. Kam jetuar shumë dhe kisha nevojë për një buxhet të madh,” u shpreh ajo.

Madonna pretendon se drejtuesit e studios nuk ishin të bindur për vizionin e saj, madje kishin dyshime edhe për planet që filmi të xhirohej në Serbi për të ulur kostot.

Pas ndërprerjes së projektit, artistja tha se u kontaktua nga Netflix për ta kthyer historinë e saj në një serial televiziv. Megjithatë, procesi rezultoi më i ndërlikuar sesa priste.

Ajo tregoi se nuk mund të përdorte skenarin e shkruar më parë pa paguar një shumë të konsiderueshme për të rimarrë të drejtat e tij, ndërsa kërkimi për ekipin e duhur krijues zgjati me muaj.

Filmi biografik ishte planifikuar prej vitesh dhe aktorja Julia Garner ishte përzgjedhur për të interpretuar Madonnën në ekran.

Megjithatë, pavarësisht pezullimit të projektit filmik, raportimet e fundit tregojnë se Madonna po zhvillon një serial të kufizuar për jetën e saj në bashkëpunim me regjisorin Shawn Levy.

Ndërkohë, këngëtarja pritet të rikthehet në muzikë me albumin e ri “Confessions II”, i cili publikohet më 3 korrik.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI