Flash

Britney Spears surprizon fansat: Dua të bëhem sërish nënë

Lapsi.al 22 June 2026

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka surprizuar fansat me një rrëfim emocional në Ditën e Baballarëve, duke zbuluar se dëshiron të bëhet sërish nënë.

44-vjeçarja publikoi në Instagram një video ku shfaqet duke kërcyer me një fustan të verdhë dhe çizme të zeza, ndërsa në duar mbante një kitarë të vogël.

Në mbishkrimin që shoqëronte videon, Spears shkroi:

“Sot është një ditë emocionale për mua. Kitarat më kujtojnë foshnjat aliene… telat e tyre janë kaq të butë. Thuhet se muzika është gjuha e engjëjve. E bleva këtë kitarë në Meksikë me shpresën që një ditë të kem edhe një fëmijë.”

Në një tjetër video të publikuar po atë ditë, artistja shfaqet duke vallëzuar me një fustan të gjatë të zi.

Britney Spears është nënë e dy djemve, Sean Preston (20 vjeç) dhe Jayden James (19 vjeç), të cilët i ka nga martesa me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se këngëtarja po kalon një periudhë më të qetë në jetën e saj.

 Në prill, burime pranë saj thanë se ajo ishte “e shëndetshme, e lumtur dhe optimiste” pas rehabilitimit, ku kishte hyrë vullnetarisht pas problemeve të fundit personale.

Sipas raportimeve, djemtë e saj kishin organizuar një ndërhyrje familjare, duke i kërkuar me vendosmëri të pranonte ndihmë.

“Ata i thanë: ‘Mami, duhet të shkosh në rehabilitim nëse dëshiron të vazhdojmë të jemi pranë teje”, citohet të ketë thënë një burim pranë familjes.

Burimi shtoi se Britney e pranoi trajtimin për të mos rrezikuar marrëdhënien me djemtë e saj dhe se ata besojnë se ajo tani ndihet shumë më e lumtur.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI