Flash

Ndahet nga jeta regjisori i "Friends"

Lapsi.al 22 June 2026

Regjisori i njohurJames Burrows, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeç. Familja e tij konfirmoi lajmin për revistën People, duke bërë të ditur se ai u nda nga jeta në mënyrë paqësore, i rrethuar nga familjarët.

Në një deklaratë prekëse, familja e përshkroi Burrows si një “forcë krijuese legjendare” dhe një nga regjisorët më të dashur të televizionit, i cili për më shumë se pesë dekada ndikoi në formësimin e komedisë moderne televizive.

“Për më shumë se pesë dekada, Burrows ishte një nga regjisorët më me ndikim në historinë e televizionit. Si një forcë krijuese, ai ndihmoi në formësimin e brezave të komedisë dhe solli gëzim të jashtëzakonshëm për publikun në mbarë botën,” thuhet në deklaratë.

Familjarët theksuan gjithashtu se ai do të kujtohet jo vetëm për suksesin profesional, por edhe për mirësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve përreth tij, duke i bërë të gjithë të ndiheshin të vlerësuar.

Burrows ishte i njohur për punën e tij në serialet ikonike si Cheers, Friends, Will & Grace, Frasier dhe shumë të tjera. Ai ka marrë dhjetëra çmime Emmy gjatë karrierës së tij dhe konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të televizionit amerikan.

Karrierën e nisi në vitet ’70, duke punuar në projekte si The Mary Tyler Moore Show dhe The Bob Newhart Show, ndërsa më pas u bë bashkëkrijues i suksesit të madh Cheers, i cili u shndërrua në një nga serialet më të vlerësuara të të gjitha kohërave.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI