Flash

CNN vë në fokus ata që qëndrojnë pas Zvërnecit: “Revolucioni i Flamingove” vështirë të tërhiqet”

Televizioni amerikan i kushton vëmendjen trekëndëshit Rama, Kushner vëllezërit Al-Khayyat

Lapsi.al 16 June 2026

 

Rama me vellezerit siriane.JPG

CNN i cili është bërë një përciellës i rregullt i protestave që po ndodhin në Shqipëri e ka quajtur atë si ”Protesta më e madhe kundër qeverisë që vendi ka parë që nga rënia e komunizmit në vitin 1991”. Në një kronikë të gazetares Isa Soares për emisionin e njohur të Anderson Coper televizioni amerikan zbulon edhe projektin dhe njerëzit që realisht qëndrojnë pas tij.

“Dokumente paraprake të projektit, të siguruara nga CNN, tregojnë se ai parashikohet të jetë në përmasa gjigante, me vila luksoze, hotele me qindra dhoma, marinë, fushë golfi, kazino dhe park ujor” thuhet në kronikën gati 4 minuta të gjatë. 

Në të përmenden edhe dy vëllezërit sirinë nga Katari që ilustrohen edhe në një foto të Edi Ramës i përqafuar me ta në Tiranë. Ja si thuhet shprehimisht në kronikën e Isa Soares.

“Dokumentet zbulojnë gjithashtu se një nga partnerët e Jared Kushner në zhvillimin e Sazanit është grupi me bazë në Katar, Al Khayyat Assets Group, në pronësi të Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, miliarderë me origjinë siriane dhe lidhje të ngushta me familjen mbretërore të Katarit.Të dy morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.

Një tjetër vëlla i tyre, Mohammed Al-Khayyat, gjithashtu nuk është i panjohur në Uashington. Ai ka lobuar në Kongresin amerikan për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, duke propozuar madje ndërtimin e një fushe golfi me emrin e Presidentit Trump në Siri”.

Por për të kuptuar se ërse CNN e përmend këtë fakt duhet ditur pak historia kontroverse e vëllezërve Al-Khayyat me familjen Trump.

Jared Kushner, bashkëshortja e tij Ivanka Trump dhe vëllezërit Al-Khayyat raportohet se i kanë nisur kntaktet e ngushta që në vitin 2022 gjatë Botërorit në Katar, duke zgjeruar bashkëpunimin nga thjesht kontraktorë ndërtimi në partnerë të plotë biznesi.

​Në Damask ata kanë siguruar kontrata masive që sipas gazetës Liberation arrijnë shifrën marramendëse të 12 miliardë dollarëve për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta civile dhe zhvillimin e bregdetit të tij mesdhetar.

Mirëpo ndonëse vëllezërit Al-Khayyat kishin siguruar këto kontrata miliardere atyre u prishnin punë sanksionet e ashpra amerikane (të njohura si Caesar Act). Për të kapërcyer këtë barrierë, ata ndërmorën një fushatë të madhe lobimi në Uashington, duke shfrytëzuar lidhjen e tyre me një sërë anëtarësh të familjes Trump.

​Gjatë tratativave për të tërhequr vëmendjen e Trump-it, u propozua që një nga projektet e tyre të mëdha në bregdetin sirian të emërtohej si resort golfi i brenduar me emrin e Trump-it ("Trump National Golf Course"). Gjatë takimeve të lobimit me kongresmenë amerikanë, biznesmenët sirianë shpunë madje si dhuratë një "gur themeli" të gdhendur me emblemën e familjes Trump të titulluar "Trump International Golf Club, Syria".

Nuk u desh shumë që pas një fushate intensive lobimi, kontributesh financiare dhe bisedimesh ku përfshiheshin si projektet në Shqipëri ashtu edhe ato në Siri, sanksionet amerikane ndaj Damaskut u shfuqizuan. Kjo gjë u përfshi brenda një pakete të madhe të financimit të mbrojtjes së SHBA-së, të cilën Presidenti Donald Trump e nënshkroi zyrtarisht duke e kthyer në ligj më 18 dhjetor 2025.

Po i njëjti grup qëndron edhe pas Zvërnecit. CNN thotë: “Kompania Sazan Real Estate Development LLC konfirmoi se Ramez dhe Moutaz Al-Khayyat janë të përfshirë në projekt, por deklaroi se ai ndodhet ende në fazën e projektimit dhe se prioritet mbetet mbrojtja e mjedisit.

Partneriteti i tyre ishte shumë i rëndësishëm për familjen Kushner, ashtu si edhe mbështetja e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe e qeverisë së tij. Sipas Kushner, mbështetja e qeverisë ishte thelbësore për realizimin e projektit”.

Sipas televizionit amerikan që thekson faktin se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Rama tani për tani nuk ka ndërmend të tërhiqet. Por në një rëshkitje nga forma neutrale e raportimit Isa Soares e mbyll kronikën e gjatë me fjalinë: “Revolucioni i Flamingove” vështirë të tërhiqet.

LAPSI.AL

 

Të këshilluara

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI