Flash

(VIDEO) Bora Muzhaqi i përgjigjet Gaz Bardhit: Jemi shumë gra ... të partisë tonë!

Lapsi.al 6 March 2026
(VIDEO) Bora Muzhaqi i përgjigjet Gaz Bardhit: Jemi shumë gra ...

Në seancën e fundit parlamentare, Taulant Balla shkaktoi një sherr në parlament kur iu drejtua Albana Vokshit me kunja se kinse numrin e saj të telefonit e kishte të regjistruar me 0900, linjën e dikurshme erotike të telefonatave. Në sherr e sipër, Gazment Bardhi iu afrua duke i bërtitur me fjalët: "Je mësuar me ato kurvat e partisë tënde ti...".

Fjalori seksist apo me sharje dhe është i dënueshëm nga kushdo, por një reagim disi të çuditshëm ka pasur sot në parlament Bora Muzhaqi, e cila la të kuptohet se me fjalën "kurvë" që ajo e solli si ..., Bardhi iu referua grave socialiste anembanë vendit. Shikoni videon dhe përpiquni të kuptoni çfarë thotë Muzhaqi.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/AQNDfg6fwcNmyQDcJ5ELXuK3uryBURtwbGq_buJCFR268sEWmg-JmRw97zNbGrn3AaEFQXTG6_uUhmQV76x5YUkmNN-HEgN1et1P27awZg.mp4"][/video]

"Fjalia ishte ... të partisë tuaj. Dhe ... të partisë tuaj, me thënë të drejtën, jemi shumë gra që jemi ... të partisë tonë" dëgjohet të thotë Muzhaqi me një vetëbesim për t'u pasur zili.

Video po bën xhiron në internet dhe shumë duan të kuptojnë se çfarë ka pasur në mendje deputetja e Partisë Socialiste. Por po ta vini re me kujdes, në anën e saj të majtë është kolegia e saj Sara Mila që çuditërisht miraton me kokë për fjalët e Muzhaqit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI