Flash

Dhimbje e thellë nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku për 21 Janarin

Lapsi.al 21 January 2026
Dhimbje e thellë nga Erion Veliaj dhe Belinda Balluku për 21 Janarin

Si çdo 21 Janar, socialistët veshën kostumet e zinj, morën karafilat që shpërndan kryeministria dhe i hodhën dorën në qafë familjarëve të të vrarëve të 21 Janarit për të dalë në homazhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në morinë e psherëtimave që u lëshuan këtë vit për 4 jetët e këputura në mes të Aleks Nikës, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt bie në sy dhimbja që shprehu Erion Veliaj dhe Belinda Balluku.

Dy zyrtarë të lartë që kanë hallet e tyre këto kohë, por që, pavarësisht kësaj ende u dhemb protesta e 15 viteve më parë,  si shembull se ideali i partisë gjithmonë është më lart se interesi personal.

Nga qelia e burgut të Durrësit, ku e futën për paratë kesh, për vilat dhe për shpenzimet qindra mijëra euro veshje të të shoqes, Erion Veliaj shkruan:  “21 Janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës – 15 vjet më parë – në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi. Nuk ju harroj!”.

Po kaq e lënduar ishte këtë 21 Janar edhe Belinda Balluku, që duket se para lotëve të 21 Janarit nuk e llogarit aspak telashet që i hapi celulari i Ervis Berberit, që zbuloi se si ia ndante tenderat biznesmenëve me porosi të Edi Ramës, ku vetëm tenderi i tunelit të Llogarasë shkon një dëm prej 30 deri në 50 milion euro. Jo, përtej këtyre,Balluku dukej sot e revoltuar për mungesën e drejtësisë për Aleks Nikën, Hekuran Dedën, Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn. Shikojeni dhimbjen në fotot më poshtë teksa hedh karafila në vendin ku u vra një prej protestuesve.

"15 vjet heshtje për krimin shtetëror të 21 Janarit! Një plagë e hapur në kujtesën kolektive, një ditë dhimbje që pret të vërtetën të dalë në dritë" shkruajti Balluku nga rrjetet sociale.

Ndërkohë bëri shumë përshtypje këtë 21 Janar heshtja e socialistëve të tjerë, ish protagonistë, si Saimir Tahiri, i cili bëri gati dy vite burg për lidhjet që kishte me trafikantët e drogës. Munguan me mesazhet e tyre ngushëlluese Vangjush Dako që bëri burg pak kohë më parë për abuzime, Lefter Koka që bëri burg për inceneratorin etj.

Gjithsesi për të mos e lënë pa nota nervozizmi këtë 21 Janar, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë ku u shpreh i irrituar se SPAK duhet të kishte ecur përpara me hetimet dhe të çonte përgjegjësit para drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI