Flash

Majko konkuron Mamicën, e quan Edi Ramën “maratonomaku ynë”

Lapsi.al 9 May 2025
Majko konkuron Mamicën, e quan Edi Ramën “maratonomaku

Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe një nga deputetët më të vjetër të Partisë Socialiste zbriti në fushatën e Kavajës si konkurent i Elisa Spiropalit, e cila që kur krahasoi Edi Ramën me Skënderbeun njohu vetëm ngjitje në karrierë. Ndaj tani që Majko po e sheh me dyshim të ardhmen si deputet, dhe bashkë me të edhe privilegjet përkatëse, ai hoqi mënjanë aureolën e ish-kryeministrit dhe gëlltiti pa u skuqur ca epitete dhe lëvdata për liderin e partisë.

Në takimin që mbajti në Kavajë ai nuk u kursye kur foli për përpjekjet e Edi Ramës për të futur Shqipërinë në BE.

“Kavaja e di shumë mirë se nuk jemi të përkyrer por numri 5 është shpresë, është ndjesë por është edhe për të ardhmen. Unë jam këtu me një shokun tim të vjetër, që gurin por e çon drejt majës, për të goditur derën e BE dhe për t’i thënë siç thonë kavajësit Mbretëreshë hapna derën” u shpreh Majko.

Ndërsa Majko lyp vota nga lista e hapur përkrah tij qëndronte e pakonkurueshmja në lavde verbale Elisa Spiropali. Nën shembullin e saj, deputeti dëshmoi devotshmërinë ndaj kryetarit me një krahasim po aq pikant sa ai për Skënderbeun.

“Ka shumë kohë që shqiptarët po e kërkojnë këtë moment. Sot përballë është e njëjta vonesë që u thotë më bëni dhe një herë nuse. Përballë tij është maratonomaku ynë, është e ardhmja e sigurtë” tha Majko duke e bërë Ramën hero të qëndresës dhe të sakrificës njësoj si heroi i Greqisë së Lashtë.

https://www.youtube.com/watch?v=8KCukUC8iJQ&ab_channel=EuronewsAlbania

Sa për kujtesë në fund të vrapimit, pasi lajmëroi fitoren dihet se maratonomaku u vetësakrifikua dhe për të përmbushur misionin dha jetën e tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI