Flash

Trump i puth këmbët Musk, video me AI bën xhiron e rrjetit

Lapsi.al 25 February 2025
Trump i puth këmbët Musk, video me AI bën xhiron e rrjetit

Një video e bërë me AI ku shihet presidenti amerikan Donald Trump duke i puthur këmbët Elon Musk ka 'pushtuar' rrjetin. Videoja e bërë me AI, u titullua “Rroftë mbreti i vërtetë”, në një referencë ndaj një postimi të fundit të Shtëpisë së Bardhë, që tregonte një version të AI të Trumpit me një kurorë, me titullin “Rroftë Mbreti”. Siç raportohet videoja ësht transmetuar në zyrën e Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe është shpërndarë gjerësisht nga punonjësit në rrjete sociale.

“Një tjetër humbje e dollarëve dhe burimeve të taksapaguesve. Do të merren masat e duhura për të gjithë të përfshirët," tha një zëdhënës i departamentit.

Masa vjen disa ditë pasi stafit të qeverisë amerikane iu kërkua raport javor ose rrezikojnë të pushohen nga puna. Punëtorët federalë morën një email me tre rreshta duke kërkuar pesë pika që përmblidhnin arritjet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit. Në një postim në faqen e tij të rrjeteve sociale X, Musk shkroi: “Dështimi për t’u përgjigjur do të merret si dorëheqje”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI