Flash

PAMJET/ Aksident i pazakontë në Lushnjë, dy makina futen në lokal

Lapsi.al 22 October 2024
PAMJET/ Aksident i pazakontë në Lushnjë, dy makina futen në

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Plug të Lushnjës gjatë natës së të hënës ku dy makina kanë përfunduar brenda një lokali. Mësohet se drejtuesi i një automjetit tip “Volksvagen” ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tip “Benz” që ishte i parkuar para lokalit duke përfunduar të dy brenda.

Në momentin që ndodhi aksidenti, lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur persona brenda. Dëmet materiale janë të shumta ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar përveç shoferit që është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Pronarja e lokalit tha se u dëgjua një zhurmë e madhe teksa ishin në shtëpi.

“Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka”, - deklaroi ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI