Flash

Gjergj Luca dhe Elisa Spiropali, dedikimet e ndjera për Ismail Kadarenë

Lapsi.al 1 July 2024
Gjergj Luca dhe Elisa Spiropali, dedikimet e ndjera për Ismail

Dhimbja për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare është trendy i ditës në rrjetet sociale. Kush përpiqet të përshkruajë përjetimet personale në takim me shkrimtarin, kush publikon ca vargje nga poezitë e tij e ndonjë tjetër, më me fat, nxjerr nga arkiva ndonjë foto që i ka marrë Kadaresë në kafen e mëngjesit në Tiranë.

Sikur në çdo trend në rrjetet sociale, lufta për pëlqime apo për shikime është e ashpër dhe kërkon mesazhe të forta.

Një i tillë vjen nga biznesmeni Gjergj Luca, pronar i restorantit të peshkut në Elbasan, i cili ka marrë vendimin drastik që ditën e martë ta shpallë ditë zie për restorantin dhe punishten e tij.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Gjergj Luca ka njoftuar se do të ulë në gjysëm-shtizë flamurin, ndërsa premton se do t'i bëjë punëtorët të flasin për Ismail Kadarenë. Se si do t'ia arrijë kësaj, që t'i detyrojë punëtorët e tij të flasin për Kadarenë, kjo nuk dihet. Video më poshtë:

Një dedikim prekës për ikjen e Kadaresë e ka pasur edhe Elisa Spiropali, ministre për parlamentin. E njohur për talentin e thurjes së lëvdatave, Elisa Spiropali është lëshuar e gjitha në një breshëri epitetesh me të cilat e paraqet Kadarenë si një shkrimtar që frymëzoi brezat për të punuar për një Shqipëri të begatë dhe se kush e kritikon është "trukokall" që flet vetëm "broçkulla".

Më poshtë edhe statusi i plotë i Elisa Spiropalit, i shoqëruar me foton përkatëse.

"Hyu Kadare

Hyu Kadare nuk qe një ardhës dhe ikës i zakonshëm, një shëtitës, një kalimtar, ndër të shumtit e kësaj bote.

Hyu Kadare ishte i rrallë, i çmuar, i jashtëzakonshëm.

Kadare ishte nga raca e qiellorëve, gjenialëve, profetëvë. Atyre që popujve, kombeve, komuniteteve, bashkësive, racave, u sjellin fat kur janë në mjerim, u tregojnë zgjidhje kur janë në hall, në vështirësi, në moment kritik, u sjellin një udhërrëfyes kur nuk dinë nga t'ia mbajnë, kur zjarri po fiket dhe duhet ndezur, kur drita meket dhe duhet gjallëruar.

Hyu Kadare erdhi, mblodhi shkarpat, ndezi zjarrin, edukoi brezat, frymëzoi miliona individë, nuk la të degradojë shija, të shprishet estetika, të kalbet dëshira për të lexuar, punuar, kontribuar për një Shqipëri të mbarë e të begatë.

Kadare ushqeu shpirtërisht dhe lartësoi mendërisht një popull të tërë.

Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë.

Mjerë kritizerët trukokallë që thonë se qe i tillë si shkrimtar, e i atillë si njeri, dhe broçkulla të tjera që Hyut veçse ia shtojnë lavdinë, dhe mediokrit i hedhin në honet e harresës.

Ta nderojmë, respektojmë, kujtojmë në pafundësi, është më e pakta që duhet dhe mund ta bëjmë për Hyun Kadare që erdhi na fali gjithçka, dhe iku pa na marrë asgjë.

Mall"

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI