Flash

Elisa e bën prapë, gjen lidhjen mes turistëve dhe batutave të Ramës në Këshillin e Sigurimit

Lapsi.al 8 December 2023
Elisa e bën prapë, gjen lidhjen mes turistëve dhe batutave

Nuk e dimë nëse Edi Ramës i pështjellohet stomaku kur dëgjon ndonjë deklaratë servilizmi te trashë apo pas kaq vitesh në pushtet, i duken normale temenatë që i vijnë nga vartësit e tij. Nuk është çudi t’i përkëdhelet sedra, përderisa mufkat përsëriten prap nga të njëjtët njerëz.

Siç është rasti i Elisa Spiropalit, që para disa vitesh e krahasoi me Skëndërbeun. Kuptohet që thagma u kthye shpejt në meme dhe për shumëkënd tregon nivelin banal të komunikimit që ekziston në nivelet e larta të qeverisë.

Por këtë të premte në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, shoqja Elisa e bëri prap. Dështoi të ruante kufinjtë e seriozitetit dhe kaloi në nota komike, kur tha se 10 milion turistët erdhën në Shqipëri edhe për komunikimin që pati Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë me ambasadorin rus.

Kur Spiropali tha se “10 milion turistë nuk kanë ardhur vetëm të grishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama që nuk i lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit” salla mbajti frymën për të përmbajtur të qeshurat.

Shikoni videon më poshtë:

[video width="886" height="498" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/12/Elisa-Spiropali.mp4"][/video]

Kjo që tha Spiropali është sheqerosja e një ideje që para saj e ka lëshuar Milva Ikonomi, sipas së cilës “brand”-i më i mirë që ofron Shqipëria është Edi Rama". Para saj, edhe gra të tjera socialiste nuk janë përmbajtur në deklaratat e tyre plot adhurim për shefin.

Gjithsesi duhet thënë se ekzagjerimet e Spiropalit, Ramës nuk i kanë shijuar përherë. Në një nga takimet në Shkodër, si për të nxjerrë kunjën e krahasimit me Skënderbeun, Rama e quajti disa “Mamicë” në sy të shkodranëve që ishin mbledhur për të kuvenduar me kryeministrin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI