Flash

"Romët pritën Skënderbeun me dajre", sot Ina Majko kërkon votën për Ramën

Lapsi.al 2 May 2025
"Romët pritën Skënderbeun me dajre", sot Ina Majko

Ina Majko, kandidate e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, sapo ka hyrë në radhën e kandidateve qesharake me të cilat Edi Rama ka mbushur listat e Partisë Socialiste, përmes një deklarate që ka bërë në intervistë me gazetarin Roland Qafoku.

Majko vjen nga radhët e komunitetit rom dhe për të bërë një lidhje historike mes komunitetit të saj dhe pushtetit, ajo nuk ngurroi të sjellë një analogji epike: “Unë e them gjithmonë që kur Skënderbeu erdhi në Krujë, romët e pritën me dajre. Prandaj besoj se do të më votojnë edhe ata që nuk janë pjesë e komunitetit tim, sepse gjatë takimeve në terren shumë njerëz më kanë konfirmuar mbështetjen e tyre dhe më kanë shprehur simpati.”

https://www.youtube.com/watch?v=SJIcsKuaGWY&ab_channel=DritareTV

E nëse dikur romët pritnin heroin kombëtar me dajre, sot është Ina Majko që ngre ritmin në fushatën e Edi Ramës – si shembull i integrimit, ku nuk kanë munguar zërat kritikë. “Ka edhe komente në rrjetet sociale nga kundërshtarë që thonë se Partia Socialiste po më përdor. Por nëse është kështu, ku ishin ata kur unë kisha nevojë për mbështetje? Pse nuk më mbështetën ata, ashtu siç bëri Edi Rama, që të më ‘përdornin’ ata?”

E pra, edhe këtë herë, siç ndodhi në legjendat me Skënderbeun, dajret bien për të pushtetin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI