Flash

Policia e Kosovës kryen aksion në jug dhe veri të vendit

Lapsi.al 19 March 2025
Policia e Kosovës kryen aksion në jug dhe veri të vendit

Policia e Kosovës ka nisur një aksion të vazhdueshëm policor të mërkurën në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, që besohet se ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Aksioni është duke u kryer nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar në disa lokacione në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po e ndihmon këtë njësi nga Prishtina, por nuk dha më shumë hollësi. Radio Evropa e Lirë merr vesh se veprime të ngjashme po zhvillohen në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Policia e Kosovës ende nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjet në lidhje me hollësitë e këtij operacioni policor./ REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI