Flash

Qukës- Qafë Plloçë/ Kulaçin e inaugurimit e hëngri Rama dhe Balluku (VIDEO)

Lapsi.al 23 November 2025
Qukës- Qafë Plloçë/ Kulaçin e inaugurimit e

Dy muaj më parë për banorët e rrethinave të Pogradecit ishte ditë feste. Pas thuajse 14 vitesh mori fund pritja për rrugën që i afron me Korçën. Në filmimet që shpërndau kryeminstria, duket që kryeministri Edi Rama dhe ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku bëjnë një parakalim në këmbë të shoqëruar nga Niko Peleshi, deputet i Korçës dhe priten nga banorët e zonës.

Nga gëzimi, këta kishin përgatitur edhe një kulaç, që Rama dhe Balluku e shijuan në nisje të ceremonisë së inaugurimit. Video më poshtë:

https://youtu.be/wcEzQGikJlA?t=4

Nuk dihet nëse shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë do të nxisë një hetim tjetër për korrupsionin në ministrinë e infrastrukturës, por rënia e masivit shkëmbor vetëm dy muaj pas inaugurimit është një nga provat më të spektakolare se punët në këtë dikaster janë bërë shkel e shko. Prandaj duket akoma më e çuditshme se pse Rama e konsideron të pazëndëvësueshme Belinda Ballukun në ministrinë e infrastrukturës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI