Flash

Të akuzuar për vepra penale, ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 persona

Lapsi.al 16 February 2026
Të akuzuar për vepra penale, ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe

Tre persona janë ekstraduar ditën e sotme nga Danimarka, Franca dhe Italia. Bëhet me dije se nga Danimarka u ekstradua shtetasi Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela, ndërsa nga Franca shtetasi Christopher Rudoviç dhe nga Italia Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj.

Sipas njoftimit të policisë, Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në korrik 2025 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu ai ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvergji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Ndërsa, Christopher Rudoviç, i cili u ekstradua nga Franca ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj, i cili u ekstradua nga Italia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI