Flash

Zeqineja bërtet në kuvend/ Jozefina Topalli: Ja ku përfundoi PS e Dritëro Agollit!

Lapsi.al 19 February 2026
Zeqineja bërtet në kuvend/ Jozefina Topalli: Ja ku përfundoi PS e

Ylli në ngjitje i deputetëve të Partisë Socialiste këtë legjislaturë është pa dyshim Zeqine Çaushi, deputetja e Fierit që mori famë me thirrjet e saj origjinale në fushatën e 11 Majit vitin e kaluar. Kudo ku flet Zeqineja zhurmat përreth shtohen, kush gajaset nga perlat e saj popullore e kush tjetër përpiqet t'i fshehë të qeshurat, të tjerë e nxisin budallallëkun duke e duartrokitur, ose heshtin për të mos ofenduar vajzën nga Roskoveci.

Por në epokën e klikimeve, Zeqineja është një aset i vyer, mjeti perfekt për ta degraduar debatin politik, aq më tepër kur je kapur duke vjedhur, kur SPAK ka bërë gati prangat apo kur ndërkombëtarët kërkojnë përgjegjësi politike. Ndaj për të shmangur replikat politike, shpesh grupi parlamentar i PS ia beson Zeqinesë përgjigjen në kuvend.

Në seancën e sotme, duke besuar se është vërtet një zë i fuqishëm politik i Partisë Socialiste, ajo iu përvesh pa një pa dy Gazment Bardhit që kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, rivales së tij të vjetër në Fier.

Duke i tundur gishtin, Zeqineja i tha Bardhit se fajin për humbjen e kishte vetë, se nuk kishte bërë fushatë, por e kishte mendjen të pinte xhin dhe hante qofte te lokalet e lagjes në Fier. Sa herë Zeqineja e quante Bardhin "o yll bote", "o xhan" "o ylli i Fierit" salla shpërthente në ilaritet. Demokratët e kanë të vështirë të mbajnë të qeshurën, ndërsa kolegët e saj të partisë janë të ndarë në dysh. Më të rinjtë duken buzagaz, kanë dhe pak zili për vëmëndjen që tërheq e reja nga Roskoveci. Më të vjetrit i sheh kokulur dhe të sikletosur.

Këtyre të fundit u foli Jozefina Topalli në sallën e parlamentit, duke u kujtuar kohën kur partia drejtohej nga emra të njohur, shkrimtarë, profesorë, ekonomistë etj.

"Kur kam hyrë për herë të parë në parlament, Partia Socialiste është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, profesor Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë Partia Socialiste në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë" u shpreh Topalli, që i referohet një kohe tjetër. Atëherë kur politika kishte edhe xhin, edhe qofte, por nuk kishte kaq shumë spektakël dhe sidomos nuk kishte kaq shumë budallallëk brenda saj.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI