Flash

Sydney Sweeney, jashtë nominimeve të Golden Globes 2026

Lapsi.al 31 December 2025
Sydney Sweeney, jashtë nominimeve të  Golden Globes 2026

Aktorja e njohur Sydney Sweeney nuk arriti të sigurojë asnjë nominim në Golden Globe Awards 2026 për rolin e saj në filmin biografik me temë boksi “Christy”. Emri i saj mungoi në listën e kandidatëve që u shpallën të hënën, duke u konsideruar nga shumë media si një “snub” i rëndësishëm.

Filmi, i cili doli në kinema në nëntor 2025 dhe bazohet në jetën e boksieres legjendare Christy Martin, rezultoi një dështim në arkë.

Gjatë fundjavës së parë, Christy arkëtoi rreth 1.3 milionë dollarë në SHBA dhe pësoi një rënie drastike në javën e dytë – një nga më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë – çka solli edhe heqjen e tij nga shumë kinema në të gjithë vendin.

Megjithatë, filmi pati një pritje krejt tjetër në premierën botërore në Toronto International Film Festival (TIFF) në shtator, ku u shpërblye me duartrokitje në këmbë.

Edhe pse kritikat ishin të përziera, interpretimi i Sweeney u vlerësua gjerësisht, veçanërisht për transformimin fizik dhe emocional në rolin e Christy Martin.

Vetë aktorja, 28 vjeç, reagoi më herët ndaj rezultateve të dobëta në arkë duke shkruar në Instagram se “nuk bëjmë gjithmonë art për shifra, por për ndikim”, duke e quajtur Christy “projekti më domethënës” i karrierës së saj.

Viti 2025 ka qenë i trazuar për Sweeney edhe jashtë ekranit. Në korrik, ajo u përfshi në një debat të madh në rrjet pas një fushate reklamash për American Eagle, ku disa përdorues e akuzuan se promovonte mesazhe të lidhura me eugjenikën dhe propagandën naziste, për shkak të një loje fjalësh mes “genes”  dhe “jeans”.

Në një nga reklamat, aktorja fliste për mënyrën se si gjenet e trashëguara përcaktojnë tipare si ngjyra e flokëve dhe e syve, duke përfunduar me fjalinë: “Xhinset e mia janë blu”.

Fillimisht, Sweeney shmangu komentet mbi polemikën, por më pas reagoi publikisht duke theksuar se nuk mbështet asnjë formë urrejtjeje apo përçarjeje. Në një intervistë për People, ajo deklaroi:

“Unë nuk mbështes pikëpamjet që disa njerëz zgjodhën t’i lidhin me këtë fushatë. Më janë veshur motive dhe etiketa që nuk janë të vërteta.”

Përveç mungesës së nominimit për Christy, një tjetër surprizë e madhe ishte përjashtimi i filmit “Wicked: For Good” nga kategoria Filmi më i mirë muzikor ose komedi.

Të këshilluara

Michael J. Fox rikthehet në aktrim

Michael J. Fox po bën rikthimin e tij në aktrim pas pesë vitesh mungesë. Aktori 64-vjeçar, i njohur për rolin në “Spin City” dhe që prej vitesh po përballet me ...

18:35

Pas dramave, Kim dhe Kanye bëjnë paqe

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, raportohet se kanë kaluar Krishtlindjet e vitit 2025 së bashku, me qëllim ruajtjen e një marrëdhënieje të...

19:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI