Flash

Pas Chris Martin, Dakota Johnson ndez aludime për romancë të re

Lapsi.al 30 December 2025
Pas Chris Martin, Dakota Johnson ndez aludime për romancë të re

Dakota Johnson po nis një kapitull të ri në jetën e saj personale pas ndarjes  nga Chris Martin.

Së fundmi, aktorja është parë gjatë festave të fundvitit në një darkë diskrete me një muzikant më të ri, duke ndezur spekulime për një romancë të re, disa muaj pas përfundimit të lidhjes së saj afatgjatë.

Aktorja 36-vjeçare u pa duke shijuar një darkë të qetë me këngëtarin Role Model, emri i vërtetë i të cilit është Tucker Pillsbury. Fotot e siguruara nga TMZ tregojnë Johnson dhe muzikantin 28-vjeçar të ulur pranë njëri-tjetrit në një restorant të mbushur me njerëz, duke biseduar me miq të përbashkët.

Burime kanë bërë të ditur se çifti dukej mjaft i afërt gjatë darkës, megjithatë natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë. Në një moment, aktorja e filmit “Fifty Shades of Grey” u pa duke pirë një koktej, ndërsa Pillsbury bisedonte me të tjerët në tavolinë.

Kjo nuk ishte hera e vetme që Dakota Johnson dhe Role Model janë parë së bashku. Sipas një njoftimi anonim të publikuar nga faqja e thashethemeve DeuxMoi, ata janë parë edhe në një bar koktejlesh në Los Angeles disa ditë më parë.

Role Model është i njohur për këngë si “Never Let You Go” dhe më parë ka qenë në një lidhje me influenceren Emma Chamberlain, një romancë që përfundoi në vitin 2023.

Paraqitja e Johnson me muzikantin vjen disa muaj pas ndarjes së saj nga vokalisti i Coldplay, Chris Martin. Çifti i dha fund lidhjes në qershor, pas tetë vitesh bashkë. Pesë muaj më vonë, një burim për PEOPLE tregoi se aktorja kishte nisur “të dilte sërish në takime” dhe se ndihej më e qetë tani që gjithçka kishte përfunduar.

“Lidhja e saj me Chris ishte shpesh me ulje-ngritje. Ajo gjithmonë shpresonte se do të funksiononte, por tani duket më e lehtësuar dhe në paqe,” tha burimi.

Dakota Johnson dhe Chris Martin u lidhën për herë të parë në vitin 2017 dhe u fejuan në vitin 2020, megjithatë nuk shpallën kurrë plane për martesë. Gjatë lidhjes, Johnson krijoi një marrëdhënie shumë të ngushtë me fëmijët e Martin, Apple dhe Moses, nga martesa e tij me Gwyneth Paltrow.

Edhe pas ndarjes, raportimet tregojnë se Johnson ka ruajtur marrëdhënie të mira me Paltrow, e cila e konsideron aktoren “si pjesë të familjes”.

Ndërkohë, edhe Chris Martin duket se ka ecur përpara, pasi së fundmi është përfolur për disa takime me aktoren e “Game of Thrones”, Sophie Turner.

Të këshilluara

Pas dramave, Kim dhe Kanye bëjnë paqe

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, raportohet se kanë kaluar Krishtlindjet e vitit 2025 së bashku, me qëllim ruajtjen e një marrëdhënieje të...

19:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI