Flash

Pas Ben Affleck, Jennifer Lopez hap një kapitull të ri

Lapsi.al 30 December 2025
Pas Ben Affleck, Jennifer Lopez hap një kapitull të ri

Jennifer Lopez po e nis vitin e ri si beqare. Gati një vit pasi finalizoi divorcin nga Ben Affleck, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare nuk është në një lidhje dhe është e përqendruar te karriera dhe familja e saj.

Një burim për PEOPLE ka bërë të ditur se Lopez aktualisht nuk po takohet me askënd.

“Për të, gjithçka ka të bëjë me punën dhe fëmijët,” tha burimi. “Ajo duket e lumtur dhe e qetë.”

Jennifer Lopez është nënë e binjakëve 17-vjeçarë, Max dhe Emme, të cilët i ka nga martesa e mëparshme me Marc Anthony.

Divorci i saj nga Ben Affleck u finalizua në janar 2025, rreth 20 javë pasi ajo kishte paraqitur kërkesën për ndarje në gusht 2024. Sipas dokumenteve ligjore, çifti ishte ndarë që në prill të vitit 2024, pikërisht dy vite pas ceremonisë së tyre të dytë martesore, e cila u mbajt në Georgia, një muaj pas martesës së tyre në Las Vegas në korrik 2022.

Kjo ishte hera e dytë që Lopez dhe Affleck tentuan lidhjen e tyre, pasi u ribashkuan në vitin 2021, pas prishjes së fejesës së parë në vitin 2004. Pas ndarjes, Lopez ka folur hapur për jetën si beqare. Në një intervistë në tetor 2024, ajo u shpreh se po e shijon pavarësinë pas viteve në marrëdhënie të vështira.

“Tani jam e emocionuar për faktin që jam vetëm,” tha ajo. “Nuk po kërkoj askënd. Pas gjithë këtyre viteve në situata sfiduese, dua të shoh çfarë mund të bëj kur jam vetëm dhe e lirë.”

Në një intervistë tjetër, Jennifer Lopez theksoi se nuk planifikon të përdorë aplikacione takimesh, duke u cilësuar si “tradicionale”, por shtoi se nuk e sheh të vështirë njohjen e dikujt në të ardhmen.

Ajo gjithashtu ndau një reflektim personal mbi marrëdhëniet e kaluara:

“Ajo që kam mësuar është se nuk është se unë nuk jam e dashur. Është se disa njerëz nuk janë të aftë të duan.”

Të këshilluara

Pas dramave, Kim dhe Kanye bëjnë paqe

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, raportohet se kanë kaluar Krishtlindjet e vitit 2025 së bashku, me qëllim ruajtjen e një marrëdhënieje të...

19:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI