Flash

Pas zërave për pajtim, Khloé Kardashian flet për Tristan

Lapsi.al 29 December 2025
Pas zërave për pajtim, Khloé Kardashian flet për Tristan

Khloé Kardashian ka hedhur poshtë thashethemet se është ribashkuar me ish-partnerin e saj, Tristan Thompson.

Zërat për një rikthim të mundshëm nisën gjatë festave të fundvitit, pasi fansat vunë re se emri i Tristan Thompson ishte rikthyer në shtëpizën tradicionale prej biskotash (gingerbread house) të familjes Kardashian-Jenner, pasi mungonte vitin e kaluar. Në listën e emrave ishin përfshirë gjithashtu partneri i Kylie Jenner, Timothée Chalamet, si dhe bashkëshorti i Kourtney Kardashian, Travis Barker.

Megjithatë, kur një ndjekëse shprehu shqetësimin e saj në një postim të Khloé Kardashian në Instagram për Krishtlindje, ajo reagoi menjëherë për të sqaruar situatën.

“E shoh që Tristan është në shtëpizën e biskotave, por ai nuk do të ndryshojë. Ki kujdes!”, shkroi ndjekësja.

Khloé iu përgjigj: “Ai është babai i fëmijëve të mi dhe do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë.” Ajo shtoi gjithashtu se prioriteti i saj absolut janë fëmijët: “Faleminderit gjithsesi! Më beso, fëmijët e mi vijnë gjithmonë të parët.  Gëzuar Krishtlindjet!”

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson nisën lidhjen e tyre në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u bënë prindër të vajzës së tyre, True. Marrëdhënia e tyre është shoqëruar nga disa skandale tradhtie nga ana e basketbollistit, përfshirë një incident pak para lindjes së vajzës së tyre dhe një tjetër në vitin 2019, kur ai u përfol për një puthje me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Çifti u nda dhe u ribashkua disa herë ndër vite, por lidhja përfundoi përfundimisht në vitin 2021, pasi Thompson konfirmoi se kishte sjellë në jetë një fëmijë me një grua tjetër. Megjithatë, në korrik të vitit 2022, Khloé dhe Tristan u bënë prindër për herë të dytë të djalit të tyre, Tatum, përmes një nëne surrogate.

 

 

Të këshilluara

Pas dramave, Kim dhe Kanye bëjnë paqe

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, raportohet se kanë kaluar Krishtlindjet e vitit 2025 së bashku, me qëllim ruajtjen e një marrëdhënieje të...

19:45

Rob Kardashian rikthehet në reality show?

Rob Kardashian ka deklaruar se dëshiron të rikthehet në ekran në sezonin e tetë të reality show-t “The Kardashians”, pas vitesh qëndrimi larg vëmendjes publike....

18:18

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI