Flash

Amanda Seyfried ndez rrjetin me komentet e reja për Charlie Kirk

Lapsi.al 11 December 2025
Amanda Seyfried ndez rrjetin me komentet e reja për Charlie Kirk

Amanda Seyfried deklaron se nuk do të tërheqë asnjë fjalë nga komentet e saj për Charlie Kirk pas vrasjes së tij tronditëse.

“Nuk kam ndërmend të kërkoj falje,” tha Seyfried në një intervistë për Who What Wear. “Thjesht komentova mbi një gjë. Ajo që thashë ishte e bazuar në realitet, në pamje dhe në citime të vërteta. Ajo që thashë ishte faktike, dhe unë kam të drejtë të kem një opinion.”

Charlie Kirk humbi jetën më 10 shtator, pasi u qëllua për vdekje teksa ishte në skenë në Utah Valley University gjatë turit të tij “American Comeback Tour”.

Seyfried u përfshi në polemika në shtator, kur në Instagram e quajti aktivistin konservator “të urryer”. Ajo reagoi ndaj një postimi që sillte në vëmendje deklarata kontroverse të Kirk mbi abortin, imigracionin dhe komunitetin afro-amerikan.

Nga llogaria e saj zyrtare u shkrua thjesht: “Ai ishte i mbushur me urretje.” Aktorja më pas rishpërndau edhe një postim tjetër ku thuhej: “Nuk mund të ftosh dhunën në tavolinë dhe të çuditesh kur ajo fillon të të hajë.”

Duke lënë të kuptohej se, sipas saj, retorika e Kirk mund të ketë kontribuar në situata të rrezikshme. Komentet e saj shkaktuan reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku disa përdorues kërkuan bojkot të filmave të Sajfried.

Disa përdorues e akuzuan aktoren se po justifikonte vrasjen e Kirk, ndërsa të tjerë e kritikuan se po përhapte “gënjeshtra” për aktivistin. Ajo iu kundërpërgjigj reagimeve duke sqaruar se synimi i saj nuk ishte të nxisë urrejtje, por të hapte diskutim mbi trashëgiminë politike të Kirk.

“Ne po harrojmë nuancat njerëzore,” shkroi ajo. “Mund të jem e zemëruar për mizogjininë dhe retorikën raciste, dhe njëkohësisht të besoj se vrasja e Charlie Kirk ishte e tmerrshme dhe e papranueshme.”

Aktorja shtoi se dhuna po merr shumë jetë në SHBA:

“Askush nuk duhet të përjetojë një nivel të tillë dhune. Ky vend po qan shumë vdekje të panevojshme.”

 

Të këshilluara

Sam Asghari thyen heshtjen për Britney Spears

Aktori  Sam Asghari, i cili sapo ka pozuar për kopertinën e Playgirl, ka dhënë një koment të rrallë për marrëdhënien e tij të dikurshme me Britney Spears, 44 vj...

17:00

Idris Elba konfirmon largimin nga aktrimi?

Idris Elba ka zbuluar se po planifikon të largohet gradualisht nga aktrimi, megjithëse nuk ka ndërmend t’i kthejë shpinën Hollywood-it. Gjatë pjesëmarrjes së...

14:20

Beyoncé rikthehet në Met Gala pas 10 vitesh

Ditën e sotme, Vogue njoftoi se Beyoncé, Nicole Kidman, Venus Williams dhe Anna Wintour do të shërbejnë si bashkë-kryetare të eventit më prestigjioz të modës. ...

18:45

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI