Flash

Beyoncé rikthehet në Met Gala pas 10 vitesh

Lapsi.al 10 December 2025
Beyoncé rikthehet në Met Gala pas 10 vitesh

Ditën e sotme, Vogue njoftoi se Beyoncé, Nicole Kidman, Venus Williams dhe Anna Wintour do të shërbejnë si bashkë-kryetare të eventit më prestigjioz të modës.

Met Gala e vitit të ardhshëm do të hapë ekspozitën e pranverës të Costume Institute në Metropolitan Museum of Art, e cila do të ketë temën “Costume Art”.

Ky edicion do të shënojë rikthimin e shumëpritur të Beyoncé-s, e cila nuk ka shkelur shkallët e famshme të eventit që prej vitit 2016, kur mori pjesë në galanë “Manus x Machina” e veshur me Givenchy Haute Couture. Artistja ka marrë pjesë shtatë herë që prej debutimit të saj në tapetin e kuq në vitin 2008.

Ndërkohë, Nicole Kidman dhe Venus Williams kanë marrë pjesë disa herë gjatë viteve, përfshirë edhe galanë e vitit 2025 me temë “Superfine”. Vogue bëri të ditur gjithashtu se Anthony Vaccarello dhe Zoë Kravitz do të jenë bashkë-kryetarë të Komitetit Pritës për Met Gala 2026.

Lista e anëtarëve të komitetit përfshin emra të fuqishëm nga muzika, arti, sporti dhe moda, ndër ta:

Sabrina Carpenter, Doja Cat, Gwendoline Christie, Alex Consani, Misty Copeland, Elizabeth Debicki, Lena Dunham, Paloma Elsesser, LISA, Chloe Malle, Sam Smith, Teyana Taylor, Lauren Wasser, Anna Weyant, A’ja Wilson dhe Yseult. Vogue konfirmoi se emra të tjerë do të shtohen më vonë.

Ekspozita do të kuruohet nga Andrew Bolton dhe do të eksplorojë marrëdhënien mes veshjes dhe trupit përtej saj. Show do të jetë i strukturuar në disa “forma trupore”, nga trupi i zhveshur te trupi shtatzënë dhe trupi në plakje, duke ofruar një qasje artistike dhe konceptuale.

Në nëntor, Vogue zbuloi se Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez Bezos janë donatorët kryesorë të Met Gala 2026.

Donatorë të tjerë të mëdhenj përfshijnë Saint Laurent dhe Condé Nast.

Ky edicion do të shënojë edhe Met Gala-n e parë për kryeredaktoren e re të Vogue, Chloe Malle, e cila mori detyrën pasi Anna Wintour u tërhoq nga pozicioni pas 37 vitesh në krye të revistës.

Met Gala 2026 është planifikuar të zhvillohet më 4 maj 2026, në Nju Jork.

 

Të këshilluara

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë. Projekti i regjisorit Paul ...

15:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI