Flash

Ariana Grande, dedikim i papritur për Mac Miller

Lapsi.al 10 December 2025
Ariana Grande, dedikim i papritur për Mac Miller

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka reflektuar sërish mbi ndikimin e ish-partnerit të saj të ndjerë, Mac Miller, në muzikën dhe jetën e saj.

Gjatë një MasterClass-i të organizuar nga The Hollywood Reporter në Universitetin Chapman në Kaliforni, Grande foli hapur për rolin që reperi kishte luajtur në formimin e stilit të saj muzikor.

Grande u shpreh se ishte "shumë mirënjohëse" për Miller, i cili e kishte inkurajuar të “bëjë hapin e guximshëm” dhe të eksplorojë tingujt R&B në muzikën pop.

Ajo tregoi se pikërisht kjo arsye e bëri atë “të paduruar” për ta ftuar Miller në bashkëpunimin e tyre të vitit 2013, këngën e suksesshme “The Way”.

“Jo vetëm sepse ai ishte perfekt për këngën, por edhe sepse ndihesha sikur i detyrohesha atij për gjetjen e tingullit tim,” – tha këngëtarja.

Dyshja bashkëpunoi sërish në vitin 2016 me hitin “My Favorite Part”, si edhe në remix e këngës së saj “Into You”.

Grande dhe Miller konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2016 dhe qëndruan bashkë për gati dy vite, derisa u ndanë në maj të vitit 2018.

Vetëm katër muaj pas ndarjes, më 7 shtator 2018, Mac Miller humbi jetën nga një mbidozë aksidentale, në moshën 26-vjeçare.

Grande e përjetoi rëndë humbjen dhe publikoi një dedikim emocionues, ku shkruante:

“Të kam adhuruar që nga dita që të takova kur isha 19 vjeçe dhe do të të dua gjithmonë… Jam e zemëruar, e pikëlluar, dhe nuk di çfarë të bëj.”

Ajo shprehu pendesën që nuk kishte mundur ta ndihmonte në betejën e tij me problemet personale:

“Doja aq shumë të të ndihmoja… Ti ishe shpirti më i butë e më i mirë, me demonë që nuk i meritoje.”

 

Të këshilluara

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë. Projekti i regjisorit Paul ...

15:32

Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lid...

14:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI