Flash

Quentin Tarantino sulmon aktorët – Lillard i përgjigjet publikisht

Lapsi.al 7 December 2025
Quentin Tarantino sulmon aktorët – Lillard i përgjigjet

Matthew Lillard nuk e ka pritur mirë faktin që Quentin Tarantino e ka përmendur negativisht në një intervistë të fundit.

Gjatë një paneli në GalaxyCon Columbus, aktori i “Scream”, 55 vjeç, reagoi ndaj deklaratës virale të Tarantinos në podcastin “The Bret Easton Ellis Podcast”, ku regjisori tha hapur: “Nuk e pëlqej Matthew Lillard.”

“Eh, s’ka gjë. Kush e vret mendjen?” – u shpreh ai me humor. Megjithatë, aktori pranoi se fjalët e Tarantinos e kanë prekur.

“Të dhemb. Është e shpifur,” tha ai.“Dhe një gjë të tillë nuk do t’ia thoshit Tom Cruise-it apo ndonjë aktori të listës A.”

Lillard shtoi se megjithëse është shumë i dashur për fansat, nuk është po aq i vlerësuar në Hollywood:

“Jam shumë popullor në këtë sallë, por jo edhe aq në Hollywood. Janë dy botë të ndryshme.”

Në episodin e 2 dhjetorit të podcastit, Tarantino nuk u ndal vetëm te Lillard. Ai tha se nuk e pëlqen as Owen Wilson, ndërsa kritikat më të ashpra i rezervoi për Paul Dano, duke e quajtur “aktor të dobët” në filmin “There Will Be Blood.”

Tarantino madje shtoi se Daniel Day-Lewis e tejkalon aq shumë, saqë filmi “nuk ka fare dyshen e fortë që duhej të kishte.”

Deklaratat e tij u pritën me reagime të menjëhershme nga aktorë të njohur. Ben Stiller shkroi në X: “Paul Dano është thjesht brilant.” Edhe Simu Liu dhe regjisori i “The Batman”, Matt Reeves, e mbrojtën fuqishëm aktorin.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI