Flash

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau

Lapsi.al 7 December 2025
Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau kanë konfirmuar romancën e tyre në Instagram, pasi këngëtarja publikoi një seri fotosh dhe videosh nga udhëtimi i tyre në Tokio.

Në një nga fotot, Perry, 41 vjeçe, dhe Trudeau, 53, shfaqen të buzëqeshur teksa pozonin për një selfie në ambient të jashtëm. Në imazhe të tjera, ata shihen duke vizituar një instalacion  arti dhe duke shijuar darkë bashkë, ku Trudeau vërehet duke e admiruar këngëtaren teksa ajo provon sushi. Perry e shoqëroi postimin me mbishkrimin:

“tokyo times on tour and more”.

[embed]https://www.instagram.com/p/DR7MEYMkSwx/[/embed]

Këngëtarja ndodhet aktualisht në Japoni për “Lifetimes Tour”, dhe çifti është parë disa herë së bashku në qytet. Të hënën, ata u fotografuan dorë për dore në Asakusa, një nga zonat më të frekuentuara turistike në Tokio.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën në korrik, kur ata u panë duke shëtitur dhe duke ngrënë bashkë në Montreal. Trudeau gjithashtu ishte i pranishëm në koncertin e Perry në Bell Centre. Lidhja e tyre u konfirmua në tetor, kur paparacët i kapën duke u puthur në një jaht pranë Santa Barbara-s.

Burime pranë çiftit thonë se Trudeau është “i çmendur pas Katy-t” dhe se ata kanë shumë gjëra të përbashkëta, nga politika te kuzhina franceze.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI