Flash

Hetimi për vdekjen e Matthew Perry çon mjekun e tij në burg

Lapsi.al 4 December 2025
Hetimi për vdekjen e Matthew Perry çon mjekun e tij në burg

Një mjek në Kaliforni, Salvador Plasencia u dënua me 30 muaj burg, pasi u gjet fajtor për furnizimin me ketaminë të aktorit të serialit Friends, Matthew Perry, në muajt para vdekjes së tij në vitin 2023.

Plasencia është personi i parë nga pesë të pandehurit që përballen me drejtësinë për këtë çështje. Ai i shiste aktorit ketaminë me çmime jashtëzakonisht të larta dhe madje, sipas mesazheve të hetimit, talljej me Perry, duke shkruar: “Sa vallë do të paguajë ky idiot?”

Në një deklaratë për gjykatën, nëna dhe njerku i aktorit e akuzuan mjekun se kishte dështuar në detyrën e tij profesionale. Ata theksuan se rikuperimi i Perry-t varej nga mjekë që do të thoshin “jo”, duke e ndaluar atë nga substancat e rrezikshme.

Avokatët e Plasencia-s thanë se ai është i penduar dhe se gabimet e tij lidhen me përdorimin jashtë protokollit të ketaminës, e cila zakonisht përdoret në trajtimin e depresionit.

Një tjetër mjek, Mark Chavez, ka pranuar fajin për furnizimin e ketaminës që Plasencia i rishiste Perry-t. Edhe katër persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e furnizimit do të dënohen së shpejti, përfshirë Jasveen Sangha, e quajtur “Mbretëresha e Ketaminës”, e cila përballet me deri 65 vjet burg.

Perry, i cili ndërroi jetë në moshën 54 vjeçare në vaskën e shtëpisë së tij në Los Angeles, kishte një histori të gjatë varësie ndaj substancave. Autopsia zbuloi nivele të larta ketamine në sistemin e tij, pavarësisht se ai e përdorte substancën nën mbikëqyrje për trajtimin e depresionit.

Në një marrëveshje me prokurorinë, Plasencia pranoi se kishte administruar personalisht ketaminë me injeksion në shtëpinë e aktorit dhe i kishte furnizuar atij 20 flakonë të drogës brenda dy javësh në vjeshtën e vitit 2023.

Të këshilluara

Miley Cyrus konfirmon fejesën me muzikantin

Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “F...

19:36

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six. Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të fil...

15:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI