Flash

Billy Ray Cyrus thyen heshtjen për fejesën e Miley-t

Lapsi.al 4 December 2025
Billy Ray Cyrus thyen heshtjen për fejesën e Miley-t
Billy Ray Cyrus ka reaguar publikisht për fejesën e vajzës së tij, Miley Cyrus, me muzikantin Maxx Morando. Këngëtari 64-vjeçar postoi në Instagram disa foto – një me Miley dhe kumbarën e saj, Dolly Parton, dhe dy të tjera ku shfaqej çifti i ri. “Nuk është çudi që u bëre kaq e veçantë… ke kumbaren më të mirë në botë! @dollyparton. Jam kaq i lumtur që ti dhe Maxx e gjetët njëri-tjetrin,” shkroi Billy Ray. Ai shtoi: “Urime! Jam i lumtur t’ju shoh të dy kaq të lumtur! Me dashuri, babi.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Billy Ray Cyrus (@billyraycyrus)

Miley dhe Maxx, të cilët janë bashkë që prej vitit 2021, ndezën zërat për fejesë gjatë premierës së filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles, ku këngëtarja u shfaq me një unazë diamanti në dorë. Më vonë, dizajnerja Jacquie Aiche konfirmoi se unaza ishte porosi speciale: një diamant cushion cut 14-karatësh. Gjatë premierës, Miley foli edhe për këngën “Secrets”, një bashkëpunim me Lindsey Buckingham dhe Mick Fleetwood, të cilën e ka shkruar për babain e saj. Në një intervistë të mëparshme, Miley ka treguar se kjo këngë lindi pas një periudhe tensioni në familje – një periudhë e cila ndodhi pak para divorcit të Tish dhe Billy Ray në vitin 2022. “Disa prej nesh nuk flisnin me njëri-tjetrin. Isha shumë besnike ndaj mamasë,” tregoi Miley, duke përshkruar situatën si “grumbullim emocional” që u desh kohë të zhbëhej. Këngëtarja zbuloi se familja ka punuar gjatë vitit të fundit për të rindërtuar marrëdhëniet: “E nisa duke thënë: ‘Jam këtu. Ti je këtu. Le ta nisim duke kaluar një kohë të mirë.’ Pastaj, përmes gëzimit, vijnë edhe bisedat e vështira.”  

Të këshilluara

Miley Cyrus konfirmon fejesën me muzikantin

Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “F...

19:36

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six. Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të fil...

15:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI