Flash

Arrestohet aktori i serialit “Emily in Paris”

Lapsi.al 7 December 2025
Arrestohet aktori i serialit  “Emily in Paris”

Aktori Jeremy O. Harris është arrestuar në aeroportin e Naha-s në Japoni më 16 nëntor, pasi dyshohet se kishte tentuar të trafikonte drogë.

Sipas zyrtarëve të Doganës në Okinawa, të cilët folën për Reuters, në çantën e aktorit u gjetën 78 miligramë kristal që përmbante MDMA. 36-vjeçari, i njohur për rolin e Grégory Elliot Duprée në serialin “Emily in Paris”, ndodhet aktualisht në një qendër paraburgimi në Tomigusuku, Okinawa.

Zyrtarët e doganës kanë dorëzuar tashmë një kallëzim penal për nisjen e procedurave zyrtare të ndjekjes penale.

Dramaturgu dhe aktori është më i njohur për shfaqjen “Slave Play”, e cila theu rekord nominimesh në Tony Awards në vitin 2019. Ai ka bashkëprodhuar gjithashtu serialin “Euphoria” dhe ka bashkëshkruar skenarin e filmit “Zola”.

Vitin e kaluar, Page Six raportoi se Harris kishte themeluar një kompani të re produksioni, e cila debutoi me shfaqjen kontroverse “Prince F---t”, e vendosur në një të ardhme fiktive ku Princi George deklarohet hapur gay.

Përveç rolit në “Emily in Paris”, Harris ka pasur paraqitje të shkurtra në serialet “Gossip Girl” remake dhe “What We Do in the Shadows”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI