Flash

Shtyhet gjyqi i Blake Lively kundër Justin Baldoni

Lapsi.al 9 December 2025
Shtyhet gjyqi i Blake Lively kundër Justin Baldoni

Gjyqi i shumëpërfolur mes Blake Lively dhe Justin Baldoni për akuzat e ngacmimit seksual është shtyrë me dy muaj. Sipas People, gjyqtari Lewis J. Liman vendosi të martën që seanca, e parashikuar fillimisht për 9 mars 2026, të zhvendoset në 18 maj për shkak të axhendës së tij të ngarkuar.

Gjatë seancës pas përfundimit të hetimeve, gjyqtari shpjegoi se ka dy procese penale të planifikuara, duke theksuar se “pavarësisht rëndësisë së këtij rasti… gjyqet penale kanë përparësi”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, aktorja e “Gossip Girl”, 38 vjeç, paditi Baldoni-n duke e akuzuar për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Aktori i “Jane the Virgin” i mohoi menjëherë akuzat.

Në janar, Baldoni, 41 vjeç, iu kundërpërgjigj me një padi 400 milionë dollarëshe kundër Lively-t, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes së tyre, duke i akuzuar për shpifje, shantazh dhe më shumë.

Megjithatë, në qershor, një gjykatës hodhi poshtë padinë e Baldoni-t për shpifje – si dhe padinë prej 250 milionë dollarësh kundër New York Times. Sipas vendimit, Baldoni dhe kompania e tij Wayfarer Studios “nuk kanë paraqitur prova se Lively ka bërë deklarata të tjera përveç atyre të paraqitura në ankesën e saj në Departamentin e të Drejtave Civile në Kaliforni, të cilat janë të mbrojtura nga ligji”.

Pavarësisht se iu dha mundësia të rishikonte padinë, Baldoni vendosi të mos e ndryshojë atë, duke bërë që gjyqtari të japë vendimin përfundimtar për ta hedhur poshtë.

 

Të këshilluara

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë. Projekti i regjisorit Paul ...

15:32

Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lid...

14:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI