Flash

Cher drejt martesës me producentin ?

Lapsi.al 8 December 2025
Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lidhjen me partnerin e saj, Alexander “AE” Edwards, para se të festojë 80-vjetorin në maj.

“Cher nuk shqetësohet aspak për diferencën 40-vjeçare mes tyre dhe të dy janë gati të marrin një angazhim serioz,” tha një burim për gazetën. Thuhet se këngëtarja e sheh ditëlindjen e saj të madhe si momentin ideal për të “vulosur” romancën e tyre trevjeçare. Por zërat u shuan shpejt: një përfaqësues i Cher-it i tha Page Six se raportimet e tabloidit “nuk janë të vërteta.”

Edhe pse lidhja e saj me 39-vjeçarin Edwards ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të diferencës së madhe në moshë, Cher ka qenë gjithmonë e qartë: nuk i intereson çfarë thonë njerëzit.

“Nuk po jetojnë ata jetën time,” tha ajo në CBS Mornings. “Ne argëtohemi shumë, qeshim gjatë gjithë kohës.”

Ajo ka treguar gjithashtu se partneri i saj e mbështet plotësisht:

“Ti bëhesh më e vjetër, por shpirti yt mbetet i ri,” i thotë Edwards shpesh.

Cher dhe Edwards u panë për herë të parë së bashku në nëntor 2022, dhe pak ditë më vonë këngëtarja e bëri lidhjen zyrtare në rrjetet sociale.

Në një Q&A me fansat në X, Cher u shpreh hapur:

“Nuk më intereson fare ç’mendon njeri. Jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd.”

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI