Flash

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i japin fund thashethemeve për ndarje

Lapsi.al 9 December 2025
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i japin fund thashethemeve për

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet i kanë shuar më në fund zërat për krizë, teksa u shfaqën dorë për dore në premierën e filmit “Marty Supreme” në Los Angeles, të hënën mbrëma.

Çifti, i cili është në një lidhje prej më shumë se dy vitesh tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq. Dyshja nuk hezituan të shfaqnin afeksion, ndërsa aktori i “Call Me By Your Name” e mbante Jenner të përqafuar gjatë gjithë kohës.

Që prej paraqitjes së parë publike në shtator 2023, gjatë turneut “Renaissance” të Beyoncé, dyshja është përballur shpesh me thashetheme për ndarje, për shkak të privatësisë që kanë mbajtur rreth lidhjes së tyre.

Edhe pse Jenner rrallë shfaqet në premierat e partnerit, burime pranë tyre thonë se ajo e mbështet atë në çdo hap.

Një burim i ka thënë më herët Page Six se Jenner shmangu red carpet-in e Golden Globes 2025 – pavarësisht se ishte e pranishme – sepse “nuk donte që nata të kthehej në histori rreth marrëdhënies së tyre”, pasi Chalamet ishte i nominuar për aktorin më të mirë për rolin në “A Complete Unknown”.

Burimi shton se “Kylie është shoqja më e mirë e Timothée-s dhe mbështetësja më e madhe e tij”, duke theksuar lidhjen e fortë mes tyre.

Gjatë pranverës çifti u shfaq disa herë në ndeshje basketbolli dhe tenisi, por më pas kaluan javë të tëra të ndarë për shkak të angazhimeve të shumta të Chalamet në xhirimet e projekteve të reja, përfshirë edhe “Dune”.

Megjithatë, ata u panë sërish së bashku në korrik në jug të Francës, më pas në tetor në Festivalin e Filmit në New York. Edhe pse aktori mungoi në 70-vjetorin e Kris Jenner në nëntor, burime kanë shpjeguar se ai ndodhej jashtë vendit për xhirime.

Të këshilluara

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë. Projekti i regjisorit Paul ...

15:32

Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lid...

14:05

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI