Flash

Sydney Sweeney përjashtohet nga Golden Globe 2026

Lapsi.al 10 December 2025
Sydney Sweeney përjashtohet nga Golden Globe 2026

Aktorja Sydney Sweeney nuk mori asnjë nominim për Golden Globe 2026 për rolin e saj në filmin biografik “Christy”, i cili flet për jetën e boksieres pionere Christy Martin. Lista e nominimeve u publikua të hënën, duke konfirmuar se filmi nuk u vlerësua nga juria, pavarësisht rolit të transformuar të Sweeney-t.

Filmi, i publikuar në nëntor 2025, pati një hapje të dobët në arkë, duke grumbulluar vetëm rreth 1.3 milionë dollarë në fundjavën e parë në SHBA. Rënia drastike e interesit në javën e dytë solli heqjen e tij nga shumë kinema në mbarë vendin.

Megjithatë, “Christy” u prit me entuziazëm në premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF) në shtator, ku ekipi mori duartrokitje. Edhe pse kritikat për filmin ishin të përziera, interpretimi i Sweeney-t u lavdërua nga shumë kritikë.

Aktorja, e cila është përfshirë në disa polemika gjatë këtij viti, e minimizoi dështimin në arkë duke deklaruar në Instagram se “arti nuk bëhet vetëm për shifra, por për ndikim”, duke e cilësuar “Christy”-n si projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj.

Aktorja, 28 vjeç, u përfshi më parë në polemika për një fushatë të American Eagle,ku shumë përdorues e akuzuan reklamën se promovon bukurinë sipas racës dhe mesazhe të shtrembëruara rreth gjenetikës, për shkak të lojës me fjalën genes/jeans dhe pamjes së aktores me flokë të verdha dhe sy blu.

Në një intervistë për People, Sweeney u shpreh:

“U befasova sinqerisht nga reagimi. E bëra fushatën sepse më pëlqejnë xhinset dhe më pëlqen marka. Nuk mbështes asnjë nga idetë që njerëzit vendosën t’i lidhin me këtë reklamë.”

Aktorja tha se gjithmonë ka tentuar të veprojë me mirësjellje dhe nuk dëshiron të lidhet me ndasi apo negativitet: “Kush më njeh, e di që gjithmonë përpiqem të bashkoj njerëzit, jo t’i ndaj.”

Sipas të dhënave të votimit, Sweeney është e regjistruar si republikane në Florida që nga qershori 2024, një detaj që gjithashtu ka ndezur diskutime online.

 

Të këshilluara

Golden Globe 2026: Lista e nominimeve

Filmi “One Battle After Another” kryeson listën e nominimeve për Golden Globe 2026, pasi Akademia i shpalli ato herët këtë të hënë. Projekti i regjisorit Paul ...

15:32

Cher drejt martesës me producentin ?

Cher mund të jetë gati të martohet sërish — të paktën kështu pretendojnë burimet në mediat britanike. Sipas The Mirror, artistja po planifikon të kurorëzojë lid...

14:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI