Flash

Berisha në konferencë: Zgjedhjet më të manipuluara në historinë e pluralizmit

Lapsi.al 13 May 2025
Berisha në konferencë: Zgjedhjet më të manipuluara në

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të diktuara nga krimi i organizuar. Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi qeverinë se ka bashkëpunuar me grupe kriminale për të ndikuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin përfundimtar të votimeve.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe as të ndershme. Ato u diktuan nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë dhe në 20 bashki të vendit. Këto grupe kriminale patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale”, deklaroi Berisha.

Ai përmendi konkretisht bashkinë e Vorës, ku sipas tij, një bandë lokale ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj qytetarëve.

“Në Vorë, banda e Xhabaftit ndikoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve. Ky nuk është votim demokratik, por një farsë e orkestruar nga qeveria në bashkëpunim me krimin”, tha ai.

Deklarata e Berishës vjen në një moment tensioni politik, pas publikimit të rezultateve që i dhanë mazhorancës një fitore të thellë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, të cilat deri më tani janë në favor të Partisë Socialiste. Në një deklaratë përpara gazetarëve, Berisha i cilësoi këto zgjedhje si më të manipuluarat në historinë e pluralizmit shqiptar, duke akuzuar për përfshirje masive të bandave kriminale dhe blerje votash.

"Zgjedhjet janë më të grabitura, më të dhunuara në Shqipërinë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues së tyre në parlament sa në këtë Kuvend. Në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë, tjetër Dyrmishi, tjetër ky e tjetër ai. Jo më pak në Elbasan, Fier, Mallakastër. Zgjedhjet u sunduan nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Janë dhënë zarfe me 100 euro." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI