Flash

Votat e diasporës, Celibashi tregon pse po vonohet numërimi

Lapsi.al 12 May 2025
Votat e diasporës, Celibashi tregon pse po vonohet numërimi

Kreu i KQZ në një komunikim që kishte me gazetarët këtë pasdite foli për situatën e numërimit të votave.

Sa i përket numërimit të votave të diasporës ai tha se procesi është i ngadaltë jo për shkak të mungesës së dëshirës, por sepse është proces për herë të parë si dhe se numëruesit janë lodhur për shkak se kanë rreth 48 orë pa ndërprerje,si dhe se vonesa dje pas diskutimeve për votat e Greqisë, mori shumë kohë dhe i la pas.

“Qartazi është duke marrë shumë kohë procesi i vlerësimit dhe numërimit të dokumentacionit të votuesve nga jashtë.

Dhe kemi humbur gati gjysmën e kohës për shkak të debateve dhe diskutimit për votat për ardhura nga Greqia. Procesi eci ngadalë dhe për shkak se ishte për herë të parë. Administrimi teknik, dhe në moment është dashur të vlerësojmë si duhej të vendosnim.

Ritmet janë të uulta për shka të perfomancës jo për shka të mungesës së dëshirës, janë të lodhur, ka prej tyre që janë 48 orë pothuajse nonstop dhe ndaj meriton të merret në konsideratë thirrja për partitë politike”, tha ai.

Të këshilluara

Përfundon procesi i numërimit në Belsh

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tri subjektet zgjedhore më të votuara janë: Partia Socialiste e Shqipërisë me 4662 vota ose 56.99 % Koa...

19:06

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI