Flash

Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend

Lapsi.al 12 May 2025
Numërohet 70% e kutive/ Ndryshojnë mandatet e PS-PD në Kuvend

Në orën 21.00 të së hënës KQZ përditësoi të dhënat në faqen e saj online për numërimin e 70% të kutive të votimet në mbarë vendin. PS numëron deri tani 506 129 ose 52.49% të përkthyera në 82 mandate në Kuvend.

PD dhe “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore” ka deri tani 328 932 vota ose 34.11% ose 52 mandate.

Në vend të tretë është Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 34 931 vota ose 3.62% që përkthehen në 3 mandate.

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit ka grumbulluar deri tani 12 855 1.33% dhe ka 1 mandat.

Koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet” e Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt ka 34 066 vota në të gjithë vendin, me 3.53 %, por ka vetëm 1 mandat që e ka fituar në Tiranë.

1 deputet do të nxjerrë e Partia Mundësia e Agron Shehajt që numëron 27 716 vota në të gjithë vendin me 2.87%, por deputetin e vetëm e ka nxjerrë në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI