Flash

Ç'po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet në Tiranë

Lapsi.al 12 May 2025
Ç'po ndodh/ Garë e ashpër PS-PD-Shehaj për 1 deputet

Në Tiranë janë numëruar deri tani 777 kuti nga 1282 që janë gjithsej. Ajo që po ndodh është një garë e fortë për një mandat deputeti.

PS ka marrë 121 641 vota ose 47.95% të tyre nga të cilat siguron deri tani 19 mandate.

PD ka marrë 89 198 vota ose 35.16% të tyre dhe për momentin numëron 14 mandate.

Në qarkun e Tiranës aktualisht marrin nga një mandat deputeti edhe “Nisma – Shqipëria Bëhet”, Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësia.

Por çfarë po ndodh?

PD e ka shumë të lëkundur mandatin e 14-të në Tiranë dhe rrezikon që edhe mund ta humbë me kutitë e mbetura. Në garë për këtë mandat të lëkundur të PD-së është “Mundësia” e Agron Shehajt dhe Partia Socialiste.

Mbetet interesante të shihet se si do të vijojnë trendi i votave të mbetura pa numëruara. Nëse PD do të humbiste mandatin e 14-të, PD do të nxirrte nga lista e hapur vetëm 1 kandidat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI