Flash

Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

Lapsi.al 12 May 2025
Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj në Parlament dha një intervistë të shkurtër për emision in “Opinion” në Tv Klan. Nga një shkollë në “Shkozë”, e cila po shërben për numërimin e votave Shehaj tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve.

Sipas tij partia Mundësia ka pasur një rezultat të mirë në kryeqytet, ku pretendon të marrë mandatin e dytë, por shtoi se në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë.

"I zhgënjyer. Ishte nën pritshmëritë. Duhet thënë se kemi një rezultat shumë më të mirë në Tiranë dhe qytete, kurse në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë. Jemi shumë afër një tjetër mandati dhe jemi këtu në çdo qendër numërimi për të luftuar për çdo votë, që çdo votë e Partisë Mundësia të numërohen të gjitha.

Nuk u nisëm për të marrë sa më shumë deputetë, sepse unë mendoja që të merrnim sa më shumë deputetë jashtë se sa brenda, apo se e kisha më të lehtë unë të bëhesha deputet më lehtë jashtë partisë, sesa brenda. Filluam një projekt politike, ky është vetëm hapi i parë, do donim që të ishim më mirë. Por, të jesh forca e tretë politike në Tiranë, do bëjmë një analizë, por nuk mendoj se është rezultat zhgënjyes.

Ne jemi një parti e re 10 muaj që kemi ekzistuar. Nuk kemi struktura si partitë e reja. Në fshatra informacioni nuk ka shkuar, nuk na kanë kuptuar. Shiko ne jemi të vetëdijshëm që garojmë në Shqipëri, ku nuk jemi aspak në kushte të barabarta. Nuk ka shkuar gjithçka, çfarë nuk ka shkuar në zgjedhjet e mëparshme. Por, ne nuk duhet të japim justifikime, ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, - tha kreu i partisë Mundësia.

Shehaj u pyet nëse do të pranonte zgjedhjet, por tha: “Pak rëndësi ka se çfarë themi ne”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI